ShowBiz

Luizi surprizon Kiarën në Fan Club: Nuk do jesh kurrë vetëm se jam unë me ty

Ish fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka suprizuar Kiarën në Fan Club. Luizi ka dashur vetë ta prezantonte bashkëshorten e tij e cila i është besuar moderimi i Big Brother Fan Club.

Ai me fjalë shumë romantike dhe të ndjera ka prezantuar Kiarën duke i dhënë besimin që zdo të jetë kurrë vetëm. Ju kujtojmë se Luizi dhe Kiara kanë qenë të dy banorë. Të Big Brother 2, ku u njohën dhe u dashuruan dhe sot kanë një vajzë, Lunën.

 

Luiz Ejlli: “Ajo është një vajzë, një grua tashmë që nuk është dhe nuk do të jetë kurrë vetëm se më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon dritën, ajo është drita e diellit bashkëshortja ime dhe nëna e Lunës, Kiara Tito.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=IOh_fTcr0rg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DRkoscdjQUM/?img_index=1