ShowBiz

U aludua se ngatërroi emrin e të eleminuarit – Reagon Jonida Vokshi

Jonida Vokshi prezantuesja e Big Brother Vip Kosova 4, ka bërë një reagim mjaft të ashpër ditën e sotme për videon që është bërë virale në rrjetet sociale ku duket se Jonida ka ngatërruar emrin e të eleminuarit.

Pas mbarimit të programit video e Jonidës teksa shikon Alaudinin pasi tha emrin dhe ky u fundit qesh, ka bërë fansat të aluduojnë se është bërë një gabim nga ana e Jonidës gjë që moderatoria e ka mohuar në mënyrë kategorike.

Jonida Vokshi: “Ju e keni pare qe une reagoj per edo situate me humor dhe ashtu do vazhdoj ta bej serisht pas ketij momenti. Por u be boll!!!!

Une e di e ne nje format si Big Brother, cdo moment eshte i ndjeshem, por besoj njekohesish, ne nje lloj analize tuaj pak me te thelle se kaq. Ky format ka nje produksion te tere gjigand nga mbrapa, qe edhe sikur (gje qe nuk ndodh kurre) te gabohet ne nje emer, al sta lejon.

Kemi nje shprehje popullore: “Hedh nje budalla nje gur ne lume, ngrihen 100 te mencur per ta nxjerre qe aty

Tek une kritika nga ana juaj eshte perhere e mirepritur, madje e vleresoj pa mase. Keqinterpretimet dhe insinuacionet JO! Sidomos keto, te ardura nga reagime, momente spontane apo qofte nga nje buzeqeshje.

Do ju ftoja te ishit me te kujdesshem me gjykimet, mund te kete njerez qe te ndikohen per shkak te moskujdesit tuaj. Pak me dashuri dhe rrespekt per njeri-tjetrin. Eshte minimumi qe i deryrohemi.

Faleminderit atyre qe e kuptojne dhe dine te dallojne spektaklin nga realiteti.

Ju do Jonida fort.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/jonidavokshiofficial/3792691663240748013/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DSdcCKajCSQ/?img_index=1