ShowBiz

“Na mungon pafund” Mesazhi prekës i Ronela Hajatit për babain

Ronela Hajati ka prekur ndjeshëm ndjekësat me një postim të rrallë dhe tejet emocional. Këngëtarja ka publikuar një foto të vjetër familjare, ku shfaqet fëmijë në krahët e babait të saj, e shoqëruar më një dedikim që të thyen zemrën. Në mesazhin prekës, Ronela e përshkruan të atin si një burrë të drejtë, puntorë dhe të respektuar, duke theksuar se sa krenare është për trashigiminë njerëzore që ai i ka lënë.

Ronela Hajati: “Dear Bushi! Deri në fund të jetës sime, këtë ditë do e kujtoj për ditën e lindjes tënde. Ditën që erdhi në jetë një fëmijë që do bëhej burrë shteti, burrë i nderuar nga të gjithë për punën dhe historinë që le pas dhe një bashkëshort e baba i mrekullueshëm! Na ke bërë kaq të lumtur mua dhe mamin sa ishe mes nesh! Do isha gruaja më me fat nëse do kisha që të kishte sikur gjysmën e cilësive dhe sjelljes tënde.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DS-O3RzjDtG/?img_index=1