Situata e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova ka nxitur reagime edhe jashtë saj. Së fundmi, përmes instagramit të Albës, familjarët e saj kanë ndarë një mesazh të fortë lidhur me disa deklarata dhe veprime që sipas tyre kanë kalur çdo limit.
Në reagimin e publikuar thuhet se fjalia “kjo vazhdon dhe jashtë” nuk është aspak lojë, por përbën presion të drejtpërdrejtë dhe një kalim të qartë të kufijve. Familjarët ngrenë pikëpyetje serioze mbi rolin e produksionit dhe mënyrën se si po menaxhohet situate, duke pyetur hapur nëse rregullat vlejnë njësoj për të gjithë.
Familjarët e Albës: “Fjalia “kjo vazhdon edhe jashtë” nuk është lojë.
Është presion dhe kalim i qartë i kufijve.
Big Brother Vip Kosova, a vlejnë rregullat njësoj për të gjithë banorët?”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/albapollozhani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DQr3bh4Atdp/?img_index=1