Një ditë e trishtë për familjen e Labinot Rexhës, gjyshi i tij ka ndërruar jetë teksa ai ndodhet i mbyllur në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët e kanë publikuar në faqen e tij zyrtare në instgram duke treguar gjithashtu për vendin se ku do të mbahet ceremonia mortore. Labinotit nu ki është bërë akoma e ditur nga produksioni i Big Brother Vip Kosova për këtë humbje të thellë për të dhe familjen e tij.
Familjarët e Labit: “Me keqardhje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit të Labit. Qoftë i xhenetit.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/labinotrexha_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DTfn3P9DXhZ/