ShowBiz

Jasmin me akuza të forta: Produksioni nuk më dha hapësirën, kishin të preferuarin e tyre

Jasmin Kadriu ka hedhur akuza shumë të forta për produksionin e Big Brother Vip Kosova në emsionin Canape. Ajo ka akuzuar produksionin për mos dhënien e hapsirës mediatike, por jo vetëm kaq edhe për mënyrën e trajtimit kur shkonte në dhomën e rrëfimit.

Jasminë ka treguar se nuk e dëgjonin kur i kërkonte të shkonte në dhomën e rrëfimit dhe nëse Elijona ja kërkonte e dëgjonin dhe kjo sipas saj tregonte që ata kishin të preferuar.

 

Jasmin: Produksioni e ka të ndarë kë ka të preferuar dhe hidhu bëj çfarë të duash aty në moment që nuk duan nuk ta japin hapsirë. Unë u mundova të merrja hapsira por lufta më e madhe ishte me produksionin domethënë fakti që zëri yt nuk dëgjohej deri te produksioni të tjerët nuk të llogarisnin. Është për kërkesat, për mënyrën e trajtimit, për vëmëndjen domethënë nëse ndodhte një situatë e caktuar ofendimesh brënda shtëpisë nuk kishe vëmëndje nga askush ndërsa kur ndodhte me një personazh më të përfolur dhe më të pëlqyer kishte reagime të tjera. Dhoma e rrëfimit edhe po ta kërkoje gjithë ditën nuk të jepej edhe po nëse të jepej silleshin me arrogancë.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=bo6fLZctCCQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DT0qNQuDHYz/?img_index=1