ShowBiz

Plas keq mes Erikut dhe Arjan Konomit: Është shumë e turpshme kjo që po thua

Ish banori i Big Brother Vip Albania, Erik Lloshi ka qenë i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka folur për rrugëtimin e tij në Big Brother.

Në një moment gjatë emisionit situata eskaloi mes Erikut dhe Arjanit sepse ky i fundit i tha që agresiviteti i tij bërë që zarfi me emrin e të eleminuarit të lexohej në studio për frikën e reagimit të Erikut.

Për Erikun ky koment dhe aludim i Arjanit nuk qëndron aspak duke qenëse ai ka 20 vjet karrierë dhe nuk është njohur ndonjëherë për person që të përfshihej në sherre apo të ishte agresiv me njeri.

 

Arjan Konomi: “Unë mendoj që dhe Big Brother-i vendosi të ta jepte verdiktin e eleminimit në studio duke ju ftuar ty dhe Mateon duke patur merak se po të ta jepte eleminimin brenda në shtëpi ti mund të bëje edhe ndonjë skenë apo situatë që mund të dilte jashtë normave televizive.”

 

Erik Lloshi: “Është shumë e turpshme kjo që po thua dhe më vjen shumë keq që po drejtohesh në këtë formë me mua. Një artisti që ka 25 vite në skenë dhe në gjthë jetën e natës ka 20 vjet dhe nuk mbahet mend ndonjëherë për ndonjë sherr. Nuk jam zënë kurrë në jetën time zoti Arjan dhe nuk kam goditur kurrë njëri në fytyrë dhe as më ka goditur njeri në fytyrë dhe jam njeriu më i qetë dhe më i dashur me njerëzt përjashta.”

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=_MI7X2NQMxA

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/DQt9lGljDP-/?hl=en