ShowBiz

Familjarët e Malit i bëjnë kërkësë publike produksionit: Kërkojmë përjashtimin e Rogertit

Familjarët e Malit i kanë bërë ditën e sotme kërkesë publike produksionit për bullizimet dhe denigrimet që Rogertit ka bërë kundrejt tij gjë që ka ngritur të gjithë opininion publik me personazhe të njohur apo të panjohur që kanë dënuar sjelljen e Rogertit kundrejt tij.

 

Familjarët e Malit me anë të instagramit zyrtarë të tij kanë kërkuar përjashtim të Rogertit sepse sipas tyre kjo sjellje dhe këto fjalë që janë përdorur Malit nuk janë më lojë, por bullizim dhe denigrim të figurës së Malit.

 

Familjarët e Malit: “Të nderuar.

Reagojmë me shqetësim të thellë ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe bullizimit ndaj Mal Retkoceri nga Rogert Sterkaj në BBV.

Sulmi ndaj familjes, traumave personale dhe identitetit nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër, Ne si familje e Mal Retkocerit kërkojmë që të respektohet dinjiteti njerëzor dhe i bëjmë thirrje produksionit që të marrë me përgjegjësi të plote detyrimet për të siguruar një ambient pa dhunë fizike, psikike dhe bullizuese dhe të veprojë me përjashtimin e Rogertit për veprimet e tij që shkaktojnë dhunë psikologjike dhe bullizim dhe që këto veprime prekin integritetin familjar dhe personal dhe janë të patolerueshme.

Veprimet e Rogertit të cilat i ka ndërmarrë me datë 25.01.2026 janë dhunë, nuk janë lojë, nuk janë debate, prandaj heshtja. përballë dhunës normalizun atë që padyshim është në kundërshtim të plotë me normat shoqërore

Andaj bazuar në sjelljet dhe veprimet e Rogert Sterkaj kërkojmë që i njëjti të përjashtohet për shkak të të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese të tij ndaj Mal Retkocerit

Me respekt, familja e Mal Retkocerit”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/mal.everest/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DTvrQv-CCUF/?hl=en