Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj mbeten padyshim një nga dyshet më të perfolura në shoëbiz, qoftë për marrëdhënien e tyre, divorcin apo karrierën artistike. Së fundmi, Besi ka bërë publike romancën e re, duke mos u kursyer me dedikime romantike në rrjete sociale. Ndërkohë, ndjekësit prisnin me kureshtje një reagim nga Xhensila. Këngëtarja ka zgjedhur të reagojë me finesë, përmes një postimi në Instastory, ku ka zbuluar se kush është ‘djali special’ që i ka marrë zemrën.
Xhensila ka publikuar një foto të djalit të saj Amen dhe krahas saj shkruan: “Ai ka marrë zemrën time… ehe nuk ka kthim prapa.”
Pa asnjë dyshim, dashuria më e madhe e Xhensilës mbetet Amen.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/?hl=en
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/C7fU2ufoPW8/?hl=en