ShowBiz

Travis Kelce bie nga karrigia, komenti për Taylor Swift bën xhiron e rrjetit

Një moment i pazakontë nga episodi I podcastit ’New Heights’ ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale. Gjatë një bisede me vëllain e tij Jason, Travis Kelce, ylli i Kansas City Chiefs, rrëzohet në dysheme  pasi karrigia ku ishte ulur thyhet papritur.

Situata u shoqërua me të qeshura nga të dy vëllezrit, duke e kthyer incidentin në një moment argëtues për publikun.

Megjithatë komenti I Travis Kelce pas rrëzimit ishte ai që nxiti më shumë reagime. Mes humorit ai u shpreh: Taylor do të më vrasë

 

Deklarata u interpret nga ndjekësit si një refererncë ndaj partneres së tij, këngëtares Taylor Swift. Pamjet janë bërë virale dhe po komentohen gjerësisht në rrjete sociale, përpara trasmetimit zyrtarë të episodit.

Burimi i artikullit: https://x.com/newheightshow/status/2018804096799810039?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2018804096799810039%7Ctwgr%5E55bc6d17b957f7c6c64a0fe327fd9e35cd5dec36%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2Fupss-travis-kelce-bie-nga-karrigia-taylor-do-te-me-vrase%2F

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DPEQAkZDkEC/?hl=en&img_index=1