Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini ka folur në një intervistë në ‘Big Brother Radio’ rreth situatave të krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Rabea ka komentuar raportin e Mirit me banorët dhe akuzat e Mateos ku theksoi se ky i fundit është i fiksuar me bashkëshortin e sạj.
Sipas saj, Mateo e sheh Mirin si një lojtar të fortë dhe pikërisht kjo ka sjellë sulme të vazhdueshme ndaj tij.
“Mua më duket sikur Mateo ka shumë fiksim me Mirin sepse e shikon atë si një lojtar të fortë. Miri ka një intelekt shumë të lartë, akuzat e Mateos janë të pabazuara. Pas të shtunës, ai ka përdorur këtë raportin e tij me vajzën, nuk duhet përdorur, kjo është një lojë shumë e dobët.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=nZiXLEbWqI8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DUDsMHrCLuG/?img_index=1