ShowBiz

“Do rri si në burg”/ Rogerti te Dhoma e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni se do reflektoj

Pas izolimit gjatë spektaklit në Prime, Rogerti ka folur në Dhoma e Rrëfimit, ku është shprehur hapur për përjetimin e tij brenda dhomës së reflektimit.

 

“Më dhemb trupi, por nuk ka problem. Do mbyll gojën dhe do rri si në burg. Hajde ta bëjmë burgun me 2-3 veta, po jo vetëm. Vetëm këtu shkallon, luan mendsh. Je totalisht me veten ose me Vëllain e Madh, ose me Big Brother-in, u shpreh ai.

 

Më tej banori tha se izolimi i vetëm është pjesa më e vështirë e këtij dënimi: “Je vetëm me veten dhe aty është problemi. Nëse mendoni se kjo dhomë mua më bën të reflektoj, atëherë nuk më keni njohur fare në total.”

 

Rogerti pranoi se reflektimi është i nevojshëm, por theksoi se ai nuk e sheh veten si dikë që duhet të ndryshojë thelbësisht:

 

“Reflektoj për mirë, kjo nuk bëhet llaf. Normale që duhet të ndalosh pak. Por unë them gjëra që janë tabu, që shqiptarët nuk i thonë, vetëm i filtrojnë dhe i mbajnë në tru.

 

Në fund Rogerti e mbyllë rrëfimin duke u shprehur se: Unë e di që kam me vdekur pa e kuptuar çfarë është jeta. Nëse ju do arrini të ma bëni ta kuptoj, atëherë është një arritje e madhe.

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DUYvRalDAfa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DUYvRalDAfa/