Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale gjatë qëndrimit të saj në Australi, ku prezantoi linjën e saj të kujdesit për lëkurën, Rhode. Modelja 29-vjeçare ndau me ndjekësit një moment nga kjo eksperiencë, duke publikuar një selfie që u bë menjëherë virale.
E veshur me bikini të vogla të verdha dhe një bluzë bandeau, Hailey tregoi format e saj të tonifikuara dhe barkun e skalitur, duke u shfaqur e relaksuar dhe plot vetëbesim. Në foto ajo pozon me këmbët e kryqëzuara, duke reflektuar stilin e saj minimalist, por gjithmonë të kuruar.
Përveç imazhit që mori vëmendjen e publikut, ajo ndau edhe momente nga eventi i lansimit në Mecca Cosmetica, ku prezantoi produktet e Rhode dhe foli për emocionin e zgjerimit të markës së saj në tregje të reja.
Ky prezantim shënon një hap tjetër të rëndësishëm për biznesin e saj, ndërsa Hailey vazhdon të konsolidojë pozicionin jo vetëm si modele, por edhe si sipërmarrëse në industrinë e bukurisë.
Kujtojmë se Haily e ka shitur kompaninë e saj për 1 milionë dollarë, dhe Justin Bieber shkruajti në Instagram.
Foto: https://www.instagram.com/p/DUrBOqIkwkN/?img_index=1