Këngëtari i njohur Gjesti dhe ish-banori i BBV, ka uruar gjithë besimtarët mysylman në një mënyrë shumë të veçantë. Ai ka ndarë një video me ndjekësit duke konfirmuar kështu dhe fakti që po agjëron edhe vetë.
Gjest e shoqëroi urimin e tij me një mesazh motivues për ndjekësit, duke i inkurajuar ata të shfrytëzojnë këtë muaj për të kryer veprime të mira dhe për të agjëruar.
Ai tha: “U çova në syfyr, po e pres sabahun me falë dhe me kismet me ndihmën e zotit me e kry këtë muaj të shenjtë qysh duhet. Ishalla na lehtëson zoti, ishalla krejtve naj fal gjynahet. Duhet me bo, duhet me bo njerz, pasha zotin duhet me bo njerz! Sinqerisht, duhet me bo për zotin këtë muaj gjithqysh. Janë këto të mira edhe po pritojmë? Joo! Ma mirë vonë se kurrë. Me krejt të mirat ishalla, ishalla zoti na nimon krejtve. Urime edhe njiherë!”
Ky mesazh i ndjerë tregon dëshirën e sinqertë të artistit për të motivuar të tjerët drejt veprave të mira dhe përkushtimit ndaj krijuesit. Përveç urimit personal, Gjesti nënvizon rëndësinë e agjërimit si një praktikë shpirtërore që forcon lidhjen me Zotin dhe sjell paqe dhe reflektim në jetën e përditshme.
Videoja ka marrë reagime pozitive nga fansat dhe ndjekësit, të cilët e përshëndetën iniciativën dhe përkushtimin e tij, duke e vlerësuar si një shembull frymëzues për komunitetin.
Burimi: https://www.instagram.com/gjestt/
Foto: https://www.instagram.com/gjestt/