Situata mes Selinës dhe Mirit duket se ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, duke kaluar nga debatet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” në një përplasje të hapur edhe jashtë saj.
Pas deklaratave të forta që babai i Selinës bëri gjatë spektaklit “Prime”, familjarët e banores kanë vendosur të reagojnë sërish publikisht, duke intensifikuar edhe më tej konfliktin.
Përmes profilit zyrtar të Selinës në rrjetet sociale, që aktualisht menaxhohet nga familja e saj, është publikuar një video që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Në pamjet e shpërndara, të shoqëruara me shigjeta dhe elemente grafike për të theksuar detaje të caktuara, shihet Miri në një moment që familja e Selinës e konsideron të papërshtatshëm.
Sipas tyre, kjo video shërben si provë për sjelljen që ata e kanë kritikuar publikisht edhe më herët. Në përshkrimin që shoqëron pamjet, nuk mungojnë as akuzat e drejtpërdrejta, duke e cilësuar situatën si një sjellje “të papranueshme”, ndërsa përdoren edhe etiketime të forta ndaj banorit.
Ky veprim tregon qartë se familja e Selinës nuk ka ndërmend të tërhiqet, por përkundrazi, është e vendosur të mbrojë imazhin e saj dhe të denoncojë çdo veprim që ata e konsiderojnë të gabuar.
Nga ana tjetër, reagimi i Mirit apo i produksionit nuk ka qenë ende i qartë lidhur me këtë situatë, ndërsa publiku mbetet i ndarë në dy kampe: ata që mbështesin Selinën dhe familjen e saj, dhe ata që e konsiderojnë këtë si një përshkallëzim të panevojshëm.
Një gjë është e sigurt drama mes tyre nuk ka përfunduar dhe pritet që kjo histori të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim, si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.
Burimi: https://www.instagram.com/selinbollatii/reels/
Foto; https://www.instagram.com/selinbollatii/reels/