Mbrëmja e fundit në “Big Brother VIP” ka sjellë tensione të forta brenda shtëpisë, ku një nga momentet më të komentuara ka qenë hapja e “Kutisë së Pandorës”, që shpesh nxjerr në pah të vërteta të forta dhe sekrete të papritura.
Pas këtij momenti, situata ka agravuar menjëherë mes Mirit dhe Selinit. Dy banorët janë përfshirë në një debat të ashpër, ku nuk kanë munguar ironitë, akuzat dhe kunjat direkte. Selin është shfaqur e revoltuar nga ajo që u tha gjatë hapjes së kutisë, duke reaguar fort ndaj Mirit, ndërsa ky i fundit nuk ka qëndruar në heshtje, duke iu përgjigjur në të njëjtën mënyrë.
Debati ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara në rrjet, me ndjekësit që janë ndarë në dy “kampe”.
Por historia nuk ka mbetur vetëm brenda shtëpisë. Jashtë saj, ka ardhur edhe reagimi i babait të Selinit, i cili përmes një mesazhi publik ka mbrojtur vajzën e tij. Ai është shprehur i shqetësuar për situatën dhe mënyrën se si po trajtohet Selin, duke lënë të kuptohet se nuk është dakord me sjelljen e Mirit ndaj saj.
Ky reagim ka shtuar edhe më shumë “zjarrin” në debat, duke e kthyer këtë përplasje në një nga temat kryesore të momentit për fansat e spektaklit.
Mbetet për t’u parë nëse tensionet mes tyre do të qetësohen apo kjo situatë do të marrë përmasa edhe më të mëdha në ditët në vijim.
Burimi: https://www.instagram.com/p/DVJvx3YEVMf/
Foto: https://www.instagram.com/p/DVJvx3YEVMf/