ShowBiz

“Dukeni çift fake”, përplasje e fortë mes Inës dhe gazetarit

Banorët e BBV vazhdojnë të jenl në qender të vëmendjes edhe paa daljes së tyre nga shtëpia më e famëshme në Shqipëri. Gjithashtu debatet dhe zenkat janë prioritet për çdo banor në çdo emision që del. Një debat shumë i tensionuar ka nodhur mes ish- banores Ina dhe gazetarit Redjon Shtylla, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me marrëdhënien e saj me Kejsi Hysenin. Ina, e cila u bë e njohur fillimisht nga “Për’puthen” dhe më pas nga eksperienca në “Big Brother”, ka qenë në qendër të vëmendjes për romancën e saj me Kejsin një tjetër ish-konkurrent i “Për’puthen” që iu bashkua asaj edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një interviste të fundit, Ina foli hapur për raportin me Kejsin, duke theksuar se lidhja e tyre është serioze dhe se ata po planifikojnë bashkëjetesën. Ajo u shpreh se familjet e të dyve janë në dijeni dhe mbështesin çdo vendim që çifti do të marrë për të ardhmen. Sipas saj, marrëdhënia po ecën natyrshëm dhe larg paragjykimeve që mund të krijohen nga publiku.

Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur kur gazetari Redjon Shtylla shprehu hapur skepticizmin e tij. Ai deklaroi se, në perceptimin e tij, Ina dhe Kejsi duken si një “çift fake” dhe se nuk i transmetojnë publikut ndonjë histori interesante apo autentike.

“Në pamje duket mirë Ina, por si partnerë më duken fake dhe nuk kanë ndonjë gjë interesante për publikun. Gjithsesi, për sa kohë janë bashkë, unë si publik pres të shoh çfarë do të ndodhë,” u shpreh gazetari.

Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Ina, e cila reagoi menjëherë duke kërkuar sqarime për këtë qëndrim. Debati mes tyre u ashpërsua, teksa Redjoni i përmendi asaj “arrogancën” dhe mënyrën e komunikimit.

“Ja, kjo arroganca jote për shembull, apo mënyra jote për t’u dëgjuar…” – i tha ai.

Ina, nga ana tjetër, u justifikua duke theksuar se eksperienca në “Big Brother” e ka mësuar të flasë fort për t’u dëgjuar.

“Dëgjo Redjon, kam dalë nga Big Brother dhe nëse atje nuk e ngre zërin, nuk të dëgjon njeri,” u përgjigj ajo.

Gazetari sqaroi më tej se komenti i tij nuk ishte personal, por thjesht një ndjesi e krijuar nga mënyra si ka evoluar lidhja e tyre në ekran, sidomos duke marrë parasysh kalimet e shpejta nga një raport në tjetrin gjatë reality show-t.

“Është çështje ndjesie, jo karakteri. Ndoshta koha do ta tregojë për skeptikët. Unë nuk kam asgjë personale,” shtoi ai.

Përplasja mes tyre ka ndezur reagime në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: ata që mbështesin Inën dhe autenticitetin e marrëdhënies së saj, dhe të tjerë që ndajnë të njëjtin skepticizëm si gazetari.

Mbetet për t’u parë nëse koha do të vërtetojë deklaratat e Inës për një lidhje serioze dhe afatgjatë, apo nëse dyshimet e ngritura do të rezultojnë të sakta. Një gjë është e sigurt: romanca e tyre vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike.

Burimi: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Foto:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/