ShowBiz

Rogerti eskalon ndaj Selin: “Më thuaj me sa burra përnjëherë kryen marrëdhënie”

Një debat i fortë ka shpërthyer sot në shtëpi mes Selin dhe Rogertit, duke kaluar shpejt nga një diskutim verbal në një përplasje me tone të rënda dhe deklarata personale. Situata u tensionua pasi Rogerti iu drejtua Gretës me fjalët “ti vdes për seks”, në reagim ndaj një komenti që ajo kishte bërë për Juelën.

Deklarata e tij shkaktoi menjëherë reagim nga banorët, ndërsa Selin vendosi të ndërhyjë duke e pyetur Rogertin për jetën e tij seksuale. Ai u përgjigj pa hezitim: “Unë me gruan time bëj seks sa herë të dua”, një deklaratë që habiti disa prej të pranishmëve.

Selin iu përgjigj me ironi: “A të lumtë”, ndërsa më pas theksoi se ai po vendoste bashkëshorten e tij në siklet duke ndarë publikisht detaje kaq private. “Përshëndesim gruan që Rogerti dha informacione kaq private. E vendos gruan në siklet duke dhënë informacione private,” tha ajo.

Por debati nuk u ndal me kaq. Rogerti e përshkallëzoi situatën duke iu drejtuar drejtpërdrejt Selin me pyetjen: “Ti me kë bën seks? Me sa burra?”. Kjo deklaratë u konsiderua nga banorët si provokuese dhe ofenduese.

Selin reagoi duke ruajtur tonin ironik, ndërsa situata u tensionua më tej. Në një moment, Rogerti shtoi: “Ti na thuaj me sa burra bën seks”, ndërsa Selin iu kundërpërgjigj: “Me sa burra përnjëherësh? Do ta dish? Të kthen përgjigje Juela.”

Edhe Greta reagoi gjatë debatit duke i thënë Rogertit: “O njeri a je në terezi? Ty duhet të të kthej përgjigje për këto tema?”, duke e cilësuar situatën si të turpshme dhe të papranueshme.

Debati ka nxitur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, me ndjekësit që kanë komentuar mbi nivelin e diskursit dhe mënyrën si u trajtuan tema kaq personale në publik. Shumë e kanë konsideruar deklaratën e Rogertit si një tejkalim të kufijve etikë, ndërsa të tjerë e shohin si pjesë të tensioneve të zakonshme brenda formatit.

Mbetet për t’u parë nëse situata do të sjellë reagime të tjera nga banorët apo një qëndrim zyrtar nga produksioni lidhur me gjuhën e përdorur gjatë debatit.

Burimi:

Foto: