ShowBiz

“Më bullizove për ‘Bugattin’” , Benita dhe Londrimi përplasen pas përfundimit të BBVK

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”, duket se tensionet mes disa ish-banorëve nuk kanë përfunduar. Një debat i ri ka shpërthyer mes Benita Zenës dhe Londrimit, i cili lidhet me këngën e saj “Bugatti” dhe ndikimin që ajo pati gjatë spektaklit.

Diskutimi nisi kur Londrimi komentoi performancën e Benitës në finalen e BBVK, duke lënë të kuptohet se kënga kishte marrë më shumë vëmendje falë tij. Sipas tij, momenti kur u përmend “Bugatti” gjatë spektaklit ishte i lidhur me reagimet dhe komentet që ai kishte bërë më parë për të.

Nga ana tjetër, Benita reagoi menjëherë duke e akuzuar se gjatë kohës kur ajo ishte në shtëpinë e Big Brother, ai kishte nisur ta bullizonte për këngën. Ajo theksoi se “Bugatti” ishte bërë virale edhe para hyrjes së saj në reality show, duke mos pranuar idenë se fama e këngës lidhej me Londrimin.

Londrimi e mohoi akuzën për bullizim dhe u mbrojt duke thënë se gjithçka kishte qenë vetëm një ngacmim në kuadër të humorit, ndërsa sipas tij situata ishte interpretuar ndryshe nga Benita.

Përplasja mes tyre ka rikthyer në vëmendje historinë e këngës “Bugatti”, e cila gjatë BBVK u bë një nga momentet më të komentuara në rrjetet sociale, duke u kthyer madje edhe në meme mes fansave të spektaklit.

Debati mes dy ish-banorëve po komentohet gjerësisht në rrjete sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe për të vendosur se kush ka të drejtë në këtë histori.

Burimi: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Foto:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/