ShowBiz

Kriset raporti mes Gimbos dhe Mateos në shtëpinë e BBV ,në mes përmendet edhe Brikena

Marrëdhënia mes Gimbos dhe Mateos duket se ka marrë një kthesë të papritur në shtëpinë e Big Brother VIP, pas një deklarate që u transmetua gjatë spektaklit të së martës.

Gimbo u shfaq i irrituar në dhomën e rrëfimit, duke reaguar ndaj disa komenteve që Mateo kishte bërë më herët në Prime, ku kishte lënë të kuptohej se Selin dhe Rogerti mund të kenë pasur një miqësi të mëparshme jashtë shtëpisë.

Sipas Gimbos, disa nga situatat që po krijohen në shtëpi janë pjesë e lojës dhe ai la të nënkuptohej se Mateo dhe Brikena po e përdorin situatën për strategji.

Nga ana tjetër, Mateo reagoi duke thënë se ka të drejtën të shprehë mendimin e tij dhe se gjithmonë është përpjekur ta trajtojë Gimbon si mik.

“Unë kam të drejtën të jap një mendim. Gimbon e kam parë të distancuar disa herë dhe më është dukur i mërzitur. Nëse kishte diçka për të sqaruar, mund të ma thoshte në sy dhe jo në dhomën e rrëfimit”, u shpreh Mateo.

Ai shtoi gjithashtu se gjatë qëndrimit në shtëpi është përpjekur ta mbështesë Gimbon dhe se nuk ka ndërhyrë në marrëdhëniet e tij me banorët e tjerë.

Nga ana e tij, Gimbo pranoi se kishte pasur një sqarim me Selin, por tha se kishte menduar se situata ishte ngritur për të krijuar debat dhe për t’u folur më shumë brenda shtëpisë.

Debati mes tyre ka ngritur pikëpyetje nëse miqësia mes dy banorëve do të mund të rikthehet, apo nëse kjo përplasje do të ndikojë në raportin e tyre gjatë vazhdimit të lojës.

Burimi: https://www.instagram.com/mateo.borri/

Foto: https://www.instagram.com/mateo.borri/