Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo, ka ndarë mendimin e tij për ndeshjen e shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë, duke u shfaqur mjaft optimist për rezultatin.
Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Prishtinë, ai u shpreh i bindur se Kosova do të dalë fituese nga kjo përballje, madje duke parashikuar edhe rezultatin final.
“Ndeshja del 2-1 për Kosovën. E kisha këtë ndjesi që kur u zgjova”, u shpreh Gimbo, duke treguar besim të plotë te skuadra.
Përveç komentit për futbollin, DJ Gimbo foli edhe për planet e tij pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ai zbuloi se po punon për disa projekte të reja në bashkëpunim me Gjestin, fituesin e edicionit të kaluar.
“Kemi shumë projekte me Gjestin, kur t’i publikojmë”, tha ai, duke lënë të kuptohet se surpriza të reja janë në rrugë.
Megjithatë, Gimbo pranoi se rikthimi në jetën e përditshme pas eksperiencës në reality show nuk ka qenë aq i lehtë sa e kishte menduar fillimisht.
Intervista e tij ka ngjallur interes si për parashikimin sportiv, ashtu edhe për planet artistike, duke e mbajtur atë në vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të rrugëtimit në BBV.