E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Dea Vieri ka ngjallur debat me deklaratat e saj mbi gënjeshtrat që, sipas saj, janë të zakonshme në shoqërinë e sotme.
Gjatë bisedës, Ronaldo Sharka ngriti një pyetje direkte: “A gënjejnë vajzat shqiptare kur i thonë djemve ‘ti je i pari për mua’?”
Dea Vieri u përgjigj pa hezitim: “Patjetër që po.” Ajo shtoi se, sipas saj, ekzistojnë ende vajza që shtiren si të virgjëra apo që ndërhyjnë për të ruajtur një imazh të caktuar.
Më tej, Dea kritikoi edhe mënyrën se si disa persona paraqesin veten në publik. Sipas saj, deklaratat e ekzagjeruara për stilin e jetesës apo moralin personal shpesh nuk përputhen me realitetin.
Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe emrin e një vajze, Brikena, duke shprehur mendimin se deklaratat e saj për jetën personale dhe vlerat që pretendon nuk janë të sinqerta.
Deklaratat e Dea Vierit kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur një debat më të gjerë mbi sinqeritetin në marrëdhënie dhe presionin për të ruajtur një imazh të caktuar në shoqëri.