Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka folur hapur për raportin me Dhurata Dorën dhe arsyen pse dy artistet nuk kanë sjellë ende një bashkëpunim muzikor.
E ftuar në një intervistë me Meriton Mjekiqin, Fifi i dha fund aludimeve për një marrëdhënie të ftohtë mes tyre, duke theksuar se nuk ka ekzistuar asnjë konflikt apo prapaskenë.
Sipas saj, arsyeja është shumë më e thjeshtë: një duet nuk ka ndodhur sepse nuk është kërkuar asnjëherë nga asnjëra palë. Ajo shtoi se në kohën kur të dyja ishin pjesë e të njëjtit label, ajo ishte ende në fillimet e karrierës, ndërsa Dhurata Dora ishte tashmë një emër i konsoliduar në industrinë muzikore.
Fifi theksoi gjithashtu se diferencat në stilin muzikor kanë ndikuar që rrugët e tyre artistike të mos kryqëzohen deri më tani.
E pyetur se kush këndon më mirë live, artistja zgjodhi të mos bëjë krahasime, duke vlerësuar Dhurata Dorën si një performuese shumë të mirë dhe duke theksuar respektin për çdo artiste në skenë.
Me këtë deklaratë, Fifi ka qartësuar situatën dhe ka hedhur poshtë çdo spekulim për tensione mes dy këngëtareve.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=VYQOu_7rfTM
Foto: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/?hl=en