Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka qenë së fundmi mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka bashkëbiseduar me ndjekësit përmes rubrikës pyetje–përgjigje.
Një nga pyetjet që mori më shumë vëmendje lidhej me raportin e tij me ish-banorët e tjerë, veçanërisht me Londrimin dhe Elijonën. Fansat ishin kuriozë të dinin nëse miqësia e krijuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK ka vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit.
“A jeni hala shokë me Londrimin dhe Elijonën?”, ishte pyetja drejtuar Klodit.
Përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë dhe pozitive. Klodi konfirmoi se marrëdhënia mes tyre vijon ende, duke treguar se lidhja e krijuar brenda formatit nuk ka qenë thjesht për lojë, por ka vazhduar edhe jashtë kamerave.
Deklarata e tij është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët kanë ndjekur me interes zhvillimin e marrëdhënieve mes ish-banorëve pas daljes nga reality show.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në BBVK, Klodi dhe Elijona u përfolën për një lidhje të mundshme romantike, por pas përfundimit të spektaklit, duket se ata kanë zgjedhur të ruajnë një raport miqësor.
Burimi: https://www.instagram.com/klodianmihaj/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/klodianmihaj/?hl=en