Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka sjellë sërish momente argëtuese dhe të papritura, këtë herë falë Selin, e cila vendosi të improvizojë hapjen e “Kutisë së Pandorës” në mënyrën e saj.
Banorja krijoi një skenar imagjinar, duke iu drejtuar moderatorit Ledion Liço sikur situata të ishte reale. Ajo nisi duke “lexuar” një zarf imagjinar, ku i dhurohej një udhëtim surprizë së bashku me partnerin e saj, Gimbos.
Megjithatë, sipas rregullave që vetë ajo vendosi, çdo e mirë shoqërohej me një sfidë. Në këtë rast, Selin duhej të zgjidhte dy banorë për një nominim kokë më kokë.
Me vendosmëri, ajo u shpreh se dëshironte të provonte veten në lojë dhe të tregonte forcën e saj si konkurrente. Duke përmendur edhe raportin e saj me Brikenën, Selin theksoi se nuk kishte frikë nga përballjet.
Në fund, ajo vendosi të çojë në nominim Mirin dhe Rogertin, duke e kthyer momentin në një nga më të komentuarit brenda shtëpisë.
Ky episod solli jo vetëm të qeshura mes banorëve, por edhe dinamika të reja që pritet të ndikojnë në rrjedhën e lojës në ditët në vijim.
Burimi; https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en
foto:https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en