ShowBiz

Ajo tha “PO”! Dj Geek i propozon për martesë partneres në Maldive

Dj Geek ka kurorëzuar dashurinë e tij me një hap të rëndësishëm, duke i propozuar për martesë partneres së tij në një nga destinacionet më romantike në botë, Maldive.

Lajmi është bërë publik përmes rrjeteve sociale, ku partnerja e tij ka ndarë me ndjekësit momente nga propozimi, si dhe unazën e fejesës, duke konfirmuar kështu “po”-në e shumëpritur.

Çifti ka zgjedhur një ambient intim dhe larg vëmendjes së madhe publike për këtë moment të veçantë. Propozimi ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi, duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Në fotografitë e ndara, shihet një skenë romantike buzë detit, me një atmosferë të kuruar në detaje, që ka shërbyer si sfond perfekt për këtë moment të rëndësishëm në jetën e çiftit.

Urimet për çiftin nuk kanë munguar, ndërsa fansat kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke i uruar atyre një jetë të lumtur së bashku.

Burimi:https://www.instagram.com/djgeek/?hl=en

Foto;;https://www.instagram.com/djgeek/?hl=en