“Big Brother VIP Albania” vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, sidomos në këtë fazë finale, ku dinamikat mes banorëve dhe emocionet janë më të forta se kurrë. Banorët e “BBV5” janë kthyer në protagonistët kryesorë të përditshmërisë, duke tërhequr vëmendjen e publikut me historitë dhe marrëdhëniet e tyre.
Së fundmi, gjatë një interviste në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, moderatorit Blendi Salaj i është përgjigjur finalistja Selin, e cila ka folur hapur për eksperiencën e saj dhe pritshmëritë për finalen.
E pyetur se si do të ndihej nëse nuk do të fitonte çmimin e madh, Selin është shprehur mjaft e sinqertë:
“Do të gënjeja nëse do të thoja që është në rregull. Do të mërzitesha patjetër, por mendoj që unë këtu brenda e kam fituar ‘Big Brother’-in tim.”
Ajo theksoi se për të, fitorja nuk lidhet vetëm me çmimin monetar, por edhe me përjetimet dhe lidhjet e krijuara brenda shtëpisë.
“Fitorja ime më e madhe është partneri im Gimbo. Gjithashtu mendoj që nuk i kam kursyer asgjë vetes, çdo situate i jam përballur. Ndoshta nuk fitoj çmimin, por kam fituar zemrat e shumë njerëzve,” u shpreh ajo.
Deklarata e saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, ndërsa publiku vijon të diskutojë mbi finalistët dhe raportet mes tyre në prag të finales së madhe.
Burimi: https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en