Një nga çiftet më të përfolura të momentit në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa, duket se kanë konfirmuar afrimitetin e tyre, duke shkëmbyer puthjen e parë gjatë festës së organizuar në fermë.
Momenti, i cili po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, i tregon dy konkurrentët duke kaluar çaste të afërta nën ritmet e muzikës. Të veshur në stilin “country” dhe të përfshirë në atmosferën festive, ata janë parë duke vallëzuar të përqafuar, përpara se të shkëmbenin një puthje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.
Ky zhvillim konsiderohet si një kthesë në raportin mes tyre, pasi vetëm pak ditë më parë Vanesa kishte folur hapur për ndjenjat e saj në dhomën e “Agait”. Ajo ishte shprehur e ngarkuar emocionalisht dhe kishte kërkuar ndjesë partnerit të saj jashtë formatit, duke lënë të kuptohej se situata nuk ishte e lehtë për të.
Megjithatë, ngjarjet e fundit tregojnë se tërheqja mes saj dhe Indrit ka qenë më e fortë, duke e çuar marrëdhënien në një tjetër nivel dhe duke kaluar kufirin e miqësisë.
Tashmë mbetet për t’u parë se si kjo romancë e re do të ndikojë në dinamikat e lojës dhe në raportet me banorët e tjerë të “Ferma VIP”, ndërsa publiku vijon ta ndjekë me interes zhvillimin e kësaj historie.
Burimi:https://www.instagram.com/indrishiroka/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/indrishiroka/?hl=en