Mbrëmjen e kaluar në “Post Big Brother VIP” u rikthye në vëmendje një nga historitë më të komentuara të këtij sezoni: raporti mes Selinës dhe Mirit, si dhe reagimet që kjo situatë shkaktoi jashtë shtëpisë.
Gjatë emisionit u transmetua sërish videoja që kishte bërë bujë në rrjet, ku bashkëshortja e Mirit i drejtohej Selinës me tone të forta, duke mbrojtur publikisht marrëdhënien e saj. Pamjet rikthyen debatet dhe emocionet e mbetura pezull nga periudha e izolimit.
E pyetur në studio nëse e kishte parë videon pas daljes nga shtëpia, Selina zgjodhi një qasje të qetë dhe të matur, duke shmangur përplasjet. Fituesja e “BBVA 5” e cilësoi reagimin si të natyrshëm, duke theksuar se ishte një veprim në mbështetje të partnerit.
Ajo ndau edhe detaje nga takimi i tyre pas finales së spektaklit, duke dhënë një tjetër këndvështrim mbi situatën.
“Nuk e kam parë. Është një reagim i momentit, në mbështetje të partnerit të saj. Unë dua të mbaj mend sjelljen që pati ndaj meje në natën finale. Më dha dorën, i dhashë dorën, takova edhe vajzën. Ishte një moment shumë njerëzor dhe i qetë”, u shpreh Selina.
Me këtë qëndrim, ajo duket se ka zgjedhur të mbyllë përfundimisht këtë kapitull, duke treguar se, pavarësisht tensioneve gjatë lojës, jashtë saj marrëdhëniet janë trajtuar me respekt dhe qytetari.
Burimi; https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en