ShowBiz

“Vëllai i ndaloi marrëdhënien”/ Adi mohon lidhjen jashtë, Fabjola tregon vendimin e saj

Raporti mes Fabiolës dhe Adionit në “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pas hyrjes në fermë të Fabianit, vëllait të Fabiolës, i cili ka kërkuar distancim të menjëhershëm mes tyre.

Gjatë qëndrimit të tij, Fabiani i kërkoi Fabiolës të rishikojë sjelljen dhe të qëndrojë larg Adit, duke argumentuar se ajo nuk po i përmbahej parimeve me të cilat kishte hyrë në reality show. Ky ndërhyrje ka sjellë tension dhe reflektim në raportin mes dy fermerëve.

Nga ana e tij, Adi ka reaguar duke sqaruar situatën dhe duke mohuar kategorikisht se ka një lidhje jashtë.

“Kam qenë në stres dhe nuk kam mundur as të flas. Kam dashur t’i kërkoj falje familjes së Fabiolës. Nuk kam një lidhje jashtë. Jam ndarë kur kam hyrë këtu”, u shpreh ai.

Ai shtoi se deklaratat e mëparshme, ku kishte pranuar se kishte dikë jashtë, kanë krijuar keqkuptime dhe kanë ndikuar negativisht tek familja e Fabiolës.

Nga ana tjetër, Fabjola u shpreh se ndjenjat nuk janë diçka që mund të kontrollohen lehtësisht, pavarësisht presionit nga familja.

“Adionin e kam xhan. Një ndjesi nuk mund ta fik me buton, unë nuk punoj me bateri”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se ende ka emocione për të.

Megjithatë, ajo pranoi se ka bërë një marrëveshje me Adin për të mbajtur distancë dhe për të ruajtur qetësinë, sidomos pas këshillave të vëllait të saj.

“Bëmë një pakt që të dy të jemi mirë. Vëllai më tregoi një histori që nënkuptonte se kjo marrëdhënie nuk funksionon as jashtë”, u shpreh Fabjola.

Pavarësisht sqarimeve të Adit dhe ndjenjave të pranuara nga Fabjola, duket se për momentin dyshja ka zgjedhur të qëndrojë e distancuar, duke lënë të hapur se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre në vijim të spektaklit.

Burimi: https://www.instagram.com/iamolaelee/?hl=en
Foto;  https://www.instagram.com/iamolaelee/?hl=en