ShowBiz

Met Gala 2026, “Moda është art”: Tapeti i kuq shndërrohet në galeri artistike

Met Gala 2026 u zhvillua mbrëmjen e 4 majit në Metropolitan Museum of Art në New York, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen globale te eventi që konsiderohet si nata më e rëndësishme e modës në botë.

Këtë vit, tema qendrore ishte “Costume Art”, një koncept që e vendos modën në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me artin, duke e trajtuar veshjen si formë shprehjeje artistike. Edicioni i këtij viti synon të sfidojë kufijtë mes modës dhe artit, duke e kthyer tapetin e kuq në një hapësirë ku krijimtaria merr forma të guximshme dhe inovative.

Ekspozita përkatëse, e cila do të hapet për publikun nga 10 maji 2026 deri më 10 janar 2027, eksploron mënyrën se si trupi i veshur është interpretuar ndër shekuj. Ajo përfshin një kombinim të veshjeve dhe objekteve artistike që shtrihen në një periudhë prej rreth pesë mijë vitesh.

E kuruar në galeritë e reja Condé Nast, ekspozita është ndarë në disa seksione tematike që trajtojnë forma të ndryshme të trupit – nga ai klasik dhe i zhveshur, deri te përfaqësime më pak të eksploruara si shtatzënia dhe procesi i plakjes.

Ndërkohë, mbrëmja e Met Gala-s pritet të sjellë një spektakël të vërtetë në tapetin e kuq, ku yjet e famshëm do të interpretojnë temën përmes veshjeve të tyre, duke e kthyer eventin në një galeri të gjallë arti.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=hCjBNYbN_1I

Foto;https://www.instagram.com/beyonce/