ShowBiz

Selin Bollati shqetëson fansat me gjendjen shëndetësore: “Na zunë mallkimet tuaja”

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka ngritur shqetësim te ndjekësit pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, ku ka treguar se nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore.

Përmes një InstaStory, Selini është shfaqur e shtrirë, ndërsa ka ndarë me fansat disa fjalë që menjëherë kanë tërhequr vëmendje dhe reagime të shumta.

“Ky mëngjes na gjeti shumë të sëmurë, ose na zunë ‘mallkimet’ tuaja, jam akoma në mëdyshje. Gjithsesi, ditën kur do të më kuptoni, e ndjej që do të jetë e largët. Deri atëherë, mos harroni… Sholina prap ju dooo!!”, shkroi ajo.

Mesazhi i saj është interpretuar nga shumë ndjekës si një reagim ndaj kritikave dhe komenteve negative që ka marrë pas përfundimit të reality show-t.

Pavarësisht gjendjes jo të mirë, Selini ka zgjedhur ta trajtojë situatën me nota ironike dhe pozitive, duke mos munguar as mesazhi i dashurisë për fansat e saj.

Pas publikimit të postimit, rrjetet sociale u mbushën me komente mbështetëse dhe urime për shërim të shpejtë nga ndjekësit e saj të shumtë.

Burimi; https://www.instagram.com/selinbollatii

Foto; https://www.instagram.com/selinbollatii