Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Shendrit Lumi, ka hapur debat në rrjet pas deklaratave të tij për muzikën shqiptare dhe ndikimin e artistëve të vjetër te brezi i ri.
I ftuar në emisionin “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën, Lumi vlerësoi grupin legjendar “West Side Family”, duke e cilësuar si një nga grupet që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare.
“West Side Family si grup është grup i jashtëzakonshëm me muzikë që na kanë mbajtur gjallë shumë kohë,” u shpreh ai.
Megjithatë, sipas Shendritit, pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, grupi ka humbur jo vetëm një figurë artistike të rëndësishme, por edhe lidhjen e fortë emocionale me publikun e ri.
Ai u ndal edhe te ndryshimi i shijeve muzikore të gjeneratës së re, duke theksuar se Gen Z sot preferon artistë ndërkombëtarë dhe trende moderne.
“Gjenerata e re nuk shkon më nëpër koncerte për të dëgjuar artistët e të shkuarës. Gen Z shkon me dëgju Kanye West, Travis Scott,” deklaroi Lumi.
Sipas tij, artistët dhe grupet e vjetra mund të vazhdojnë të krijojnë muzikë për publikun besnik që kanë ndërtuar ndër vite, por e kanë të vështirë të tërheqin një audiencë të re.
“Këta mund të bëjnë muzikë për të ushqyer atë fan base që e kanë, por për të krijuar të rinj… e shoh pak problematike në aspektin e zhvillimit,” shtoi ai.
Deklarata e tij ka ndezur menjëherë diskutime në rrjetet sociale, ku shumë fansa të “West Side Family” nuk janë dakord me këtë mendim, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një reflektim realist të tregut aktual muzikor.
Burimi; https://www.youtube.com/watch?v=qy6vIPFqH4E
Foto;https://www.instagram.com/shendritlumi/