ShowBiz

Gjesti prezanton për herë të parë dhëndrin e familjes: “Qiky është dhëndri”

Gjesti ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë ditës së djeshme, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për një moment shumë personal që ndau me fansat e tij.

Pak para lansimit të EP-së së re, artisti hyri “Live” në TikTok së bashku me bashkëpunëtorin e tij të afërt, Gimbon, ku mijëra ndjekës po e ndiqnin për të festuar edhe ditëlindjen e tij.

Mirëpo, përveç muzikës dhe atmosferës festive, Gjesti surprizoi fansat me prezantimin e parë publik të të fejuarit të motrës së tij, Blerinës. Në një moment të drejtpërdrejtë gjatë transmetimit, ai e prezantoi me krenari duke thënë:

“Qiky është dhëndri”.

Atmosfera në “Live” u bë edhe më emocionuese dhe plot humor, ndërsa edhe Gimbo reagoi me entuziazëm duke thënë:

“Erdh dhëndri”.

Ky moment familjar u prit shumë mirë nga ndjekësit, të cilët e komentuan pozitivisht afrimitetin dhe raportin e ngrohtë që Gjesti ka me familjen e tij.

Burimi;https://www.instagram.com/gjestt/

Foto  https://www.instagram.com/gjestt/