Poetja e njohur Mimoza Ahmeti ka vijuar të tërheqë vëmendjen e publikut me deklaratat e saj të sinqerta në “Ferma VIP”. Gjatë një bisede me Zhakun dhe Kostanën, ajo ka folur sërish për partnerin e saj, Leon, i cili prej vitesh përballet me një problem shëndetësor.
Moza tregoi se tetë vitet pranë tij kanë qenë tepër të vështira dhe të mbushura me sakrifica.
“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka, por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, u shpreh ajo.
Poetja la të kuptohet se ekzistojnë mundësi trajtimi për partnerin e saj në klinika europiane, por kostot financiare mbeten pengesa kryesore.
Mes emocioneve, Ahmeti nuk i kurseu as batutat, duke treguar një episod me partnerin e saj lidhur me mundësinë për të blerë një shtëpi.
“I thashë një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjëherë që bie daci në kos, të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai: pse do ta komplikosh këtë gjë? Po ku e di ti kush jam unë, mbase kam një shtëpi timen”, tregoi ajo me humor.
Deklaratat e Mozës kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku publiku ka komentuar hapur raportin dhe përkushtimin e saj ndaj partnerit.