ShowBiz

Heidi Baci thyen heshtjen për jetën private: “Nuk dua fare ta komentoj”

Heidi Baci ka zgjedhur të mos flasë më për historitë e saj personale, duke treguar qartë se fokusi i saj aktual është larg dramave dhe thashethemeve rozë.

E pyetur rreth marrëdhënieve të së kaluarës, Heidi u përgjigj shkurt:
“O Zot, nuk dua fare ta komentoj…”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron t’i japë më hapësirë historisë së saj sentimentale.

E buzëqeshur dhe shumë e qetë përpara kamerave, ish-banorja e “Big Brother VIP” tregoi se aktualisht prioriteti i saj kryesor janë projektet profesionale dhe zhvillimi personal. Ajo theksoi se është në një periudhë ku po i kushton më shumë rëndësi vetes dhe karrierës.

Ndërkohë, e pyetur nëse ka një person special në jetën e saj, Heidi e bëri të qartë se për momentin nuk është e fokusuar te dashuria apo marrëdhëniet romantike.

Mesa duket, Heidi Baci po shijon një kapitull të ri të jetës së saj, larg zhurmës mediatike dhe vëmendjes mbi jetën private, duke zgjedhur të mbajë çdo detaj personal larg syrit të publikut.

Burimi;https://www.instagram.com/heidibaci/

Foto;https://www.instagram.com/heidibaci/