ShowBiz

“Supernova” po vjen! Dafina Zeqiri gati të ndezë Tiranën me koncertin madhështor në sheshin “Skënderbej”

Tirana po bëhet gati për një nga netët më të mëdha muzikore të këtij sezoni. Këtë të premte, sheshi “Skënderbej” pritet të pushtohet nga atmosfera elektrizuese e koncertit “Supernova”, ku në qendër të spektaklit do të jetë Dafina Zeqiri.

Artistja e njohur ka paralajmëruar një mbrëmje plot ritëm, surpriza dhe super energji, duke premtuar një performancë që fansat nuk do ta harrojnë lehtë. Krahas hiteve të saj më të suksesshme, në skenë do t’i bashkohen edhe disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Në koncert do të performojnë edhe Ricky Rich, 2 Ton, Marin, Bay T, Rilind Alimani, Emra Brah, BM dhe Matolale, duke e kthyer “Supernova” në një festë të madhe muzikore në zemër të kryeqytetit.

Me një skenografi spektakolare, performanca live dhe mijëra fansa që pritet të mbushin sheshin “Skënderbej”, eventi premton të jetë një nga momentet më të komentuara të kësaj vere.

Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me entuziazëm dhe reagime nga fansat e Dafinës, të cilët mezi po presin datën 15 maj për të përjetuar nga afër natën që pritet të ndezë Tiranën.

Burimi; https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Foto;https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/