ShowBiz

Përplasje virtuale mes Elton Tozajt dhe Arbana Osmanit: “Ruhu se po të rrahin”

Një debat i tensionuar në rrjetet sociale ka vendosur në qendër të vëmendjes gazetarin Elton Tozaj dhe moderatoren e njohur Arbana Osmani, pas publikimit të disa komenteve që kanë shkaktuar reagime të shumta online.

Ngjarja nisi pasi Tozaj ndau në profilin e tij biseda me një adresë në Instagram me emrin “arbanaosmanimedia”, për të cilën ai la të kuptohet se mund të menaxhohej nga vetë moderatorja. Në një nga komentet e publikuara, profili në fjalë i shkruante gazetarit: “I marsh të keqen”, ndërsa ai iu përgjigj me ironi: “Po zemër, më pëlqen që flet për veten në vetën e tretë.”

Situata u përshkallëzua më tej kur nga i njëjti profil erdhi një koment me tone kërcënuese: “Ruhu se po të rrahin atë, bëj leje zemrën e mëlçinë.” Pas këtij mesazhi, Tozaj reagoi shkurt: “Të fala veshkës.”

Gazetari publikoi më pas të gjithë bisedën në rrjetet sociale, duke ngritur publikisht dyshime se pas profilit fshihej Arbana Osmani. “Ti qenke mi? Vet ti medemek me adresë fallco?”, shkroi ai krahas postimeve.

Në vijim, Tozaj ndau edhe mesazhe nga persona të tjerë, të cilët pretendonin se kishin pasur komunikime të ngjashme me të njëjtën adresë. Disa prej tyre shkruanin: “Seriozisht e ka kjo”, “Kjo adresë më pat shkrujt mu” dhe “Ishte vet ajo”.

Deri tani, Arbana Osmani nuk ka reaguar publikisht lidhur me akuzat apo postimet e bëra nga gazetari.

Burimi;https://www.instagram.com/arbanao/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/arbanao/?hl=en