ShowBiz

Miri “i çmendur” pas livias? dedikimi që mori vëmendjen në mes të skenës

 Ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit. Së fundmi, në fokus janë vendosur Livia Lozi dhe Miri, pas një momenti që ka ngritur menjëherë dyshime në rrjet.

Gjatë një nate festive në një klub nate, atmosfera duket se është ndezur jo vetëm nga muzika, por edhe nga kimia mes dy ish-banorëve. Teksa Livia po shijonte mbrëmjen dhe kërcente pranë skenës, Miri, i cili po performonte hitet e tij, nuk i kurseu aspak vëmendjen ndaj saj.

Ajo që ra më shumë në sy ishte mënyra sesi artisti i drejtohej Livias gjatë performancës. Me shikime të vazhdueshme, gjeste domethënëse dhe batuta gjatë këngëve, ndjekësit e kanë konsideruar të gjithë situatën si një dedikim të hapur për bukuroshen me kaçurrela.

Në videot që po qarkullojnë në rrjet, Miri duket se nuk ia ndan sytë Livias për asnjë moment, ndërsa kjo e fundit shfaqet e buzëqeshur dhe tepër e relaksuar pranë skenës.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për raportin që kanë, fansat kanë nisur menjëherë aludimet për një afrimitet të mundshëm mes dy ish-banorëve.

Mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë vetëm me një moment miqësor apo me fillimin e një romance të re që po lind larg kamerave të “Big Brother VIP”.