Një moment spontan në “Ferma VIP” ka pushtuar rrjetet sociale dhe protagonistja kësaj here ishte Mimoza Ahmeti. Poetja dhe konkurrentja e reality show-t ka surprizuar publikun me deklaratat e saj për Arbana Osmanin dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
Teksa bisedonte me fermerët në oborr, Mimoza pranoi se dikur kishte pasur paragjykime për Arbanën, por se mendimi i saj kishte ndryshuar plotësisht gjatë këtij rrugëtimi në spektakël.
“Kam pasur paragjykime, por ka filluar të më pëlqejë shumë. Shumë e mirë,” – u shpreh ajo.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori komenti për Eduart Grishajn. Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Mimoza e quajti regjisorin “ëndërr”.
“Edhe ai burri i vet jo që është… ëndërr! Shumë, shumë profesionist, shumë i mirë,” – tha ajo mes të qeshurave, duke shkaktuar reagime të menjëhershme te banorët dhe publiku online.
Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nuk mungoi as reagimi i çiftit. Eduart Grishaj e ripostoi momentin në Instagram me humor, duke shkruar: “E kapa prime-in dhe unë”, ndërsa Arbana Osmani reagoi po aq sportivisht me komentin: “Hahahha ondërr! Vdiqa”.
Burimi;https://www.instagram.com/arbanao/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/arbanao/?hl=en