ShowBiz

Loredana dhe Karim gati për të zgjeruar familjen?

Loredana Zefi dhe partneri i saj, futbollisti Karim Adeyemi, duket se po mendojnë seriozisht për të zgjeruar familjen. Reperja shqiptare ka ndezur menjëherë rrjetin me një postim të fundit në TikTok, ku shfaqet vajza e saj Hana së bashku me Karimin në momente shumë të afërta dhe familjare.

Në videon e publikuar, Hana dhe ylli i Borussia Dortmund shihen duke kaluar kohë së bashku në ambientet e shtëpisë së tyre në fshat, ndërsa raporti i ngrohtë mes tyre ka marrë vëmendjen e fansave. Por ajo që bëri më shumë bujë ishte përshkrimi që Loredana vendosi krahas videos.

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, shkroi reperja, duke lënë të kuptohet se ajo dhe Karimi mund të jenë gati për të pasur një fëmijë së bashku.

Fansat e çiftit e kanë interpretuar menjëherë këtë deklaratë si një sinjal të qartë se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze dhe se planet për zgjerimin e familjes mund të jenë shumë pranë realizimit.

Ndërkohë, Karim Adeyemi vazhdon të tregojë afeksion edhe për kulturën shqiptare. Vetëm pak ditë më parë, ai u bë viral në rrjet pasi Loredana publikoi një foto ku futbollisti bënte simbolin e shqiponjës me duar mes Alpeve Shqiptare.

Siç duket, romanca mes Loredanës dhe Karimit po shkon më mirë se kurrë dhe çifti nuk e fsheh më dëshirën për një të ardhme familjare së bashku.

Burimi;https://www.instagram.com/loredana/?hl=en

Fozohttps://www.instagram.com/loredana/?hl=en