Vanesa ka reaguar për herë të parë pas letrës së bujshme të Indrit në “Ferma VIP”, duke zbuluar se kishte dijeni për përmbajtjen e saj përpara se ajo të bëhej publike. E ftuar në emisionin “WTF Show”, ajo u shpreh se respekton vendimin e Indrit, pavarësisht se nuk ndihet mirë me mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet.
“Vendimin që ai ka marrë unë e respektoj. Arsyet i di ai. Nuk është diçka e bukur, por është zgjedhja e tij dhe është në rregull për mua”, tha Vanesa, duke shtuar se beson se Indri ka pasur pëlqim të sinqertë ndaj saj.
Ajo pranoi gjithashtu se ishte e përfshirë emocionalisht në raportin e tyre, duke deklaruar hapur: “Po, isha e dhënë. Nuk e kam fare kompleks ta pranoj këtë.”
Duke folur për letrën, Vanesa tregoi se nuk u surprizua nga përmbajtja e saj. “Unë e dija përmbajtjen e letrës, ndaj nuk më erdhi si shok. Nuk më pëlqeu normalisht. Kishte gjëra të shkruara aty që nuk e di sa ishin me vend”, u shpreh ajo.
Sipas Vanesës, fillimisht ishte ftuar nga produksioni për një ballafaqim me dy vajza dhe për një surprizë ndaj Indrit, por kishte refuzuar të merrte pjesë. Ajo tha se më vonë mësoi për ekzistencën e letrës dhe vendosi të mos paraqitej në spektakël, pasi situata i krijoi dyshime dhe nuk e ndjeu si diçka të sinqertë.
“Nuk doja të gjendesha para një situate që dukej si kurth, të gjendesha e papërgatitur”, tha Vanesa.
Në fund, ajo la të kuptohej se mendimi i saj për Indrin ka ndryshuar pas daljes nga formati. “Kam parë një Indri atje brenda me mua dhe shoh një tjetër person tani që kam dalë jashtë”, përfundoi ajo.
Burimi;
https://www.instagram.com/p/DYYBjEVDcVM/?hl=en&img_index=1
Foto;
https://www.instagram.com/p/DYYBjEVDcVM/?hl=en&img_index=1