ShowBiz

Sydney Sweeney mohon zërat për përçarje në kastin e “Euphoria”: Gjithçka është trillim

 Aktorja Sydney Sweeney ka hedhur poshtë thashethemet e vazhdueshme për konflikte mes aktorëve të serialit të njohur “Euphoria”, duke i cilësuar ato si histori të sajuara nga mediat dhe rrjetet sociale.

Në një intervistë për Vanity Fair, ylli i serialit, e cila interpreton Cassie Howard, tha se spekulimet për grindje mes kastit kanë qarkulluar prej vitesh pa asnjë bazë reale.

“Ne të gjithë jemi rritur me këtë shfaqje, kështu që është vërtet e çuditshme të shohësh median dhe rrjetet sociale duke shpikur histori”, u shpreh Sweeney.

Aktorja mohoi gjithashtu pretendimet se projektet e shumta të aktorëve jashtë serialit kanë shkaktuar vonesa në prodhimin e sezonit të fundit. Sipas saj, të gjithë anëtarët kryesorë të kastit kishin kontrata me HBO-në që i detyronin t’i jepnin përparësi “Euphoria”-s ndaj çdo angazhimi tjetër profesional.

“Kisha një kontratë ekskluzive me HBO-në. Që nga momenti kur na njoftonin se fillonin xhirimet, nuk më lejohej ligjërisht të merresha me asgjë tjetër. Të gjithë kishim të njëjtin lloj kontrate, kështu që orari i askujt nuk shkaktoi vonesa”, theksoi ajo.

Në mbështetje të deklaratave të Sweeney-t ka dalë edhe aktorja Jessica Blair Herman, e cila luan fqinjën e Cassie-t në serial. Duke folur për Good Day NY, ajo mohoi kategorikisht çdo dramë në prapaskenë.

“Nuk kishte asnjë dramë. Ata krijuan një marrëdhënie pune të shkëlqyer dhe të gjithë ishin të fokusuar vetëm te puna e tyre”, tha Herman.

Megjithatë, prodhimi i sezonit të fundit të “Euphoria” është përballur me disa sfida. Krijuesi i serialit, Sam Levinson, ka pranuar më herët se grevat e skenaristëve dhe aktorëve në Hollywood, vështirësitë me koordinimin e orareve, si dhe vdekja e aktorit Angus Cloud, i njohur për rolin e Fez-it, ndikuan në shtyrjen e xhirimeve.

“Fakti që jemi këtu dhe kemi arritur të realizojmë këtë sezon është një mrekulli e vogël”, deklaroi Levinson.

Sipas Sweeney-t dhe pjesës tjetër të ekipit, vonesat dhe vështirësitë që shoqëruan prodhimin nuk kanë pasur lidhje me marrëdhëniet mes aktorëve. Përkundrazi, ata theksojnë se kastit i janë forcuar lidhjet gjatë viteve të punës së përbashkët, ndërsa shumë nga historitë për përçarje kanë lindur thjesht nga spekulimet online.

Burimi; https://www.vanityfair.com/story/sydney-sweeney-interview-euphoria?utm_source

Foto; https://www.instagram.com/sydney_sweeney/