ShowBiz

Bebe Rexha rrëfen sfidat e karrierës: “Për vite me radhë ndihesha sikur nuk kisha fuqi”

Bebe Rexha po shënon një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore dhe këtë herë, sipas saj, ndihet më e lirë se kurrë për të shprehur veten.

Në një intervistë të sinqertë për revistën People, këngëtarja me origjinë shqiptare foli për periudhën e vështirë që kaloi gjatë viteve të fundit dhe për mënyrën se si po e rifiton identitetin e saj artistik përmes projektit të ri muzikor, Dirty Blonde.

Ylli i muzikës pop, 36 vjeçe, tregoi se largimi nga shtëpia e saj diskografike afatgjatë në vitin 2025 ishte një pikë kthese që i dha mundësinë të rikthehej tek vetja dhe krijimtaria e saj.

“Pas vitesh duke u ndier sikur nuk kisha asnjë fuqi, ishte shumë e vështirë të lidhesha me ndjenjat e mia të vërteta. Në një farë mënyre, isha mpirë emocionalisht”, u shpreh Rexha gjatë intervistës.

Artistja zbuloi se marrëveshja e mëparshme diskografike e kishte kufizuar në shumë aspekte kreative, duke e bërë të ndihej e bllokuar profesionalisht dhe emocionalisht.

Sipas saj, kjo periudhë ndikoi jo vetëm në muzikën që krijonte, por edhe në mirëqenien e saj personale, duke i lënë ndjesinë se kishte humbur disa nga vitet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës.

Tashmë, si artiste e pavarur, Bebe Rexha thotë se po rizbulon pasionin për muzikën dhe po krijon pa kufizime, duke sjellë projekte që reflektojnë më shumë personalitetin dhe përvojat e saj.

Me publikimin e Dirty Blonde, këngëtarja synon të tregojë një version më autentik të vetes, duke e konsideruar këtë periudhë si një rilindje artistike dhe personale.

Burimi;https://www.instagram.com/beberexha/

Foto; https://www.instagram.com/beberexha/