ShowBiz

Olivia Rodrigo zbulon problemin shëndetësor: “Jam 60% e shurdhër nga veshi i majtë”

Olivia Rodrigo ka habitur fansat me një rrëfim të sinqertë rreth shëndetit të saj, duke treguar se ka humbur një pjesë të konsiderueshme të dëgjimit në njërin vesh.

Gjatë një interviste në radion KISS FM, ku po promovonte albumin e saj të ri “You Seem Pretty Sad For A Girl So In Love”, që publikohet më 12 qershor, këngëtarja foli hapur për një problem që e shoqëron prej kohësh.

Teksa moderatorët e pyetën me humor se “çfarë nuk shkon me të”, duke iu referuar këngës së saj të re “What’s Wrong With Me?”, artistja dha një përgjigje që surprizoi të gjithë.

“Ka mjaft gjëra që nuk shkojnë me mua. Në fakt, jam rreth 60% e shurdhër nga veshi i majtë. Nëse do të ishe ulur në atë anë dhe do të përpiqeshe të më tregoje një sekret, nuk do të mund ta kuptoja se çfarë po më thoshe”, tha Rodrigo.

Ajo e trajtoi situatën me humor, duke treguar veshin e djathtë dhe duke shtuar: “Nëse do të më tregosh një sekret, eja nga kjo anë”.

Deklarata e saj shkaktoi habi te moderatorët, të cilët vlerësuan faktin se Olivia ka arritur të ndërtojë një karrierë të jashtëzakonshme në industrinë muzikore pavarësisht këtij problemi me dëgjimin.

Rrëfimi i artistes vjen në prag të publikimit të albumit të saj më të ri, duke sjellë edhe një anë më personale të jetës së saj përpara fansave.

Burimi;https://www.instagram.com/oliviarodrigo/

Foto; https://www.instagram.com/oliviarodrigo/