Moderatorja e njohur Roza Lati ka prekur publikun me fjalimin e saj emocional gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku morën pjesë qindra qytetarë.
Mes emocionesh të forta, ajo nuk arriti t’i mbante lotët teksa foli për pjesëmarrjen e shqiptarëve në tubim, duke veçuar veçanërisht praninë e të rinjve.
“Jam shumë krenare për rininë shqiptare. Bëra një video dhe pashë kaq shumë njerëz sa mu mbushën sytë me lot. Janë ngritur shqiptarët. Jam shumë e emocionuar”, u shpreh Lati.
Moderatorja theksoi se qytetarët nuk duhet të qëndrojnë pasivë përballë zhvillimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, por të jenë aktivë në shprehjen e mendimit dhe kërkesave të tyre.
“Ne nuk jemi viktima, nuk jemi të vdekur që ecim mbi tokë. Ne nuk jemi ata që rrimë në kafe. Ne jemi shqiptarë”, deklaroi ajo para protestuesve.
Gjatë fjalës së saj, Roza Lati komentoi edhe deklaratat e kryeministrit në lidhje me influencerët, duke bërë të ditur se nuk u kushton rëndësi këtyre qëndrimeve.
Sipas saj, edhe nëse protesta nuk sjell menjëherë ndryshime politike, ajo duhet të shërbejë si një mesazh i qartë për institucionet dhe vendimmarrësit.
“Edhe nëse nuk rrëzohet kjo qeveri, të paktën të binden që të bëhet si thotë populli, jo sipas mendjes së tyre”, tha moderatorja.
Fjalimi i Rozës u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa momenti kur ajo u emocionua dhe shpërtheu në lot u bë një nga episodet më të komentuara të protestës në rrjetet sociale.
Burimi: https://www.instagram.com/roza_lati/
Foto; https://www.instagram.com/roza_lati/