ShowBiz

Kim Kardashian heq dorë nga 167 mijë dollarë në çështjen ligjore me Ivan Cantu

Kim Kardashian ka mbyllur mosmarrëveshjen ligjore me Ivan Cantu, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet në liqen, ku u shfaq me bikini të zeza.

Sipas TMZ, ylli 45-vjeçar ka vendosur të heqë dorë nga 167 mijë dollarët, afërsisht 145 mijë euro, që Ivan Cantu ishte urdhëruar t’i paguante si shpenzime ligjore, pas rrëzimit të padisë së ngritur kundër saj.

Mosmarrëveshja nisi në shkurt të vitit 2024, kur Kim Kardashian publikoi gabimisht në rrjetet sociale fotografinë e Ivan Cantu-t, duke e identifikuar atë si një të dënuar me vdekje. Në fakt, ajo synonte të promovonte rastin e një personi tjetër me të njëjtin emër.

Pas publikimit, Cantu ngriti padi ndaj Kardashian, duke pretenduar se fotografia e shpërndarë para miliona ndjekësve i kishte shkaktuar dëmtim të reputacionit, ankth dhe depresion.

Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë padinë dhe e urdhëroi Cantun të mbulonte shpenzimet ligjore të Kim Kardashian.

Sipas raportimeve, palët e kanë zgjidhur çështjen privatisht. Përfaqësuesit ligjorë të Kardashian kanë deklaruar se ajo pranoi të hiqte dorë nga shuma e vendosur nga gjykata, ndërsa Ivan Cantu e tërhoqi përfundimisht padinë ndaj saj.