ShowBiz

Vanesa Sono ndahet LIVE nga i dashuri në “Ferma VIP”: Pranon ndjenjat për Indrin

Këngëtarja Vanesa Sono ka bërë një deklaratë të fortë dhe të papritur gjatë transmetimit live të spektaklit “Ferma VIP”, duke konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes së saj jashtë formatit.

E emocionuar dhe mes ndjenjave të përziera, Vanesa pranoi publikisht se ka zhvilluar ndjenja për fermerin tjetër, Indrin, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur në mënyrë të natyrshme, pavarësisht se nuk ishte pjesë e planeve të saj.

“Ndihem në faj, por do ndjehesha më shumë në faj nëse do të mbaja pezull dikë jashtë ndërkohë që ndjej diçka për Indrin,” u shpreh ajo.

Artistja tregoi se tashmë e konsideron të mbyllur kapitullin e lidhjes së saj jashtë, pavarësisht se si do të rrjedhin gjërat me Indrin në të ardhmen.

“Edhe nëse me Indrin nuk vazhdoj, ajo lidhje jashtë ka marrë fund për këtë që ndjej. Nuk ishte në planet e mia, por ndodhi,” shtoi Vanesa.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se ka shkruar një letër për ish-partnerin dhe familjen e saj, duke theksuar se familjarët e njohin mirë dhe do ta kuptojnë vendimin e saj. Ndërkohë, refuzoi edhe mundësinë për një bisedë telefonike me personin jashtë.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke ndezur diskutime mbi marrëdhëniet e krijuara brenda formateve reality dhe ndikimin emocional që ato kanë tek banorët.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet marrëdhënia mes Vanesës dhe Indrit në ditët në vijim brenda “Ferma VIP”.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=s_Djh89ur0w

Foto: https://www.instagram.com/vanesasono_/?hl=en