Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona Binakaj, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë falë një surprize të pazakontë dhe mjaft emocionuese nga një fanse.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ndarë me ndjekësit një dhuratë unike: një certifikatë që dëshmon se një yll në hapësirë është regjistruar me emrin e saj të plotë. Sipas dokumentit të “International Space Registry”, ylli me koordinata specifike tashmë mban emrin “Elijona Binakaj”.
Ky gjest simbolik, që synon të përjetësojë emrin e saj mes yjeve, e ka lënë pa fjalë ish-banoren, e cila ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj fansave për mbështetjen e vazhdueshme.
Ndërkohë, Elijona po shijon një periudhë të bukur larg angazhimeve të përditshme. Ajo ndodhet aktualisht në pushime në Egjipt, ku po relaksohet nën temperaturat e larta dhe pamjet mahnitëse të bregdetit.
Me postime nga resortet luksoze dhe momente relaksi nën diell, ajo tregon se po jeton një nga fazat më të mira pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova”, duke kombinuar famën me qetësinë dhe kohën për veten.
Burimi: https://www.instagram.com/elijona/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/elijona/?hl=en