ShowBiz

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Tensione të forta kanë shpërthyer në spektaklin e kësaj të hëne në “Ferma VIP”, ku debati mes Zhakut dhe Kostanës ka nxitur reagime të shumta edhe mes opinionistëve. Poetja Mimoza Ahmeti është përfshirë drejtpërdrejt në diskutim, duke akuzuar Zhakun për kërcënime dhe përdorim të një gjuhe rrugaçërie.

Moza vlerësoi Kostanën për kulturën dhe mënyrën e të shprehurit, ndërsa tha se konflikti i krijuar në fermë është real dhe jo i stisur. Sipas saj, Zhaku ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe ka nevojë për ndihmë profesionale.

“Ajo që më bën përshtypje është që kjo vajzë ka kulturë dhe e ndërton shumë mirë frazën. Mendoj që konflikti është i vërtetë. Zhaku ka një gjendje psikologjike pak të rënduar, ndoshta ka nevojë edhe për një psikolog”, u shpreh Mimoza Ahmeti.

Nga ana tjetër, Zhaku reagoi ashpër ndaj banorëve dhe opinionistëve, duke i quajtur “manipulatorë” dhe “servilë”, ndërsa lëshoi edhe paralajmërime të forta.

“Janë bërë patericë e njëri-tjetrit. Meqë jam hienë, do jua tregoj unë qejfin këtyre. Ta tregoj unë ty”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë acaroi më tej Mozën, e cila e konsideroi gjuhën e përdorur të papranueshme për publikun.

“Me këtë gjuhë është shumë turp. Nuk duhet të japim këto modele. Duhet të mbarosh disa shkolla, sepse je bërë burnut me këtë fjalor”, iu drejtua ajo Zhakut.

Në fund, poetja theksoi se ndihet e kërcënuar nga sjellja e tij.

“Ajo kërcënon. Nuk kemi dëgjuar këtë lloj rrugaçërie as nga meshkujt më cinikë”, përfundoi Moza.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=2Y9FkzUyIg8&t=3087s

Foto;https://www.instagram.com/mimozaahmeti_official/?hl=en